Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Takime ndaras”, Trumpi nesër pret Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

“Takime ndaras”, Trumpi nesër pret Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të presë në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur për CNN se takimet do të zhvillohen ndaras dhe se do të fokusohen në konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Sipas këtij zyrtari, Trump do të diskutojë me Netanyahun për luftën në Iran, përparimin në negociatat me Libanin, si dhe përpjekjet për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit.

Trump ka pranuar se ai dhe Netanyahu nuk janë plotësisht në një linjë për çështjen e Iranit, por theksoi se të dy udhëheqësit ruajnë një marrëdhënie të ngushtë.

“Megjithatë kemi një ndryshim të vogël, por jemi mjaft të afërt,” u shpreh Trump për gazetarët të hënën.

Në takimin me Zelensky, liderët do të diskutojnë gjithashtu procesin e vazhdueshëm të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Si Netanyahu ashtu edhe Zelensky pritet të marrin pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey Graham në Uashington të martën.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement