Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tajfuni i dytë brenda një jave godet Kinën, afro 2 milionë banorë evakuohen

Tajfuni i dytë brenda një jave godet Kinën, afro 2 milionë banorë evakuohen

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, duke u bërë i dyti brenda një jave që prek vendin. Autoritetet kanë evakuuar mbi 1.7 milion banorë nga zonat e rrezikuara.

Tajfuni Bavi, që shtrihet në rreth 1,000 kilometra në pikën e tij më të gjerë, preku fillimisht tokën në qytetin bregdetar Taizhou të shtunën në mbrëmje. Pas mesnatës, ai goditi edhe qytetin Wenzhou.

Pasi kaloi mbi një zinxhir ishujsh të largët japonezë, tajfuni solli reshje të dendura edhe në Tajvan, duke kaluar pranë pjesës veriore të ishullit.

<

Më herët, rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia në Filipine lanë të paktën 17 persona të vdekur.

Megjithëse tajfuni Bavi është dobësuar në kategorinë 1, autoritetet paralajmërojnë se ai mbetet i rrezikshëm. Sasia e madhe e lagështisë që bart pritet të sjellë reshje jashtëzakonisht të dendura në provincat lindore Zhejiang dhe verilindore Fujian.

Përveç evakuimit të mbi 1.7 milion banorëve në Zhejiang, mijëra të tjerë janë larguar nga zonat e rrezikuara në provincat fqinje. Në Zhejiang janë pezulluar mësimi, puna dhe aktivitetet në ambiente të hapura, ndërsa janë anuluar rreth 400 fluturime dhe dhjetëra linja hekurudhore.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement