Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka realizuar një vizitë te ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë këtë të hënë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tahiri e përshkroi këtë takim si jashtëzakonisht emocionues. Ai theksoi se çdo takim sjell emocione të veçanta, duke ndjerë se, përtej mureve të paraburgimit, ruhet e njëjta forcë, dinjitet dhe besim që gjithmonë e kanë karakterizuar Thaçin. Bisedat me të, sipas Tahirit, janë gjithmonë frymëzuese dhe mbushur me shpresë për të ardhmen.
Tahiri gjithashtu shprehu mbështetje për Thaçin, duke vlerësuar që pavarësisht sfidave, ai vazhdon të ruajë qetësinë, vendosmërinë dhe besimin se e vërteta do të dalë në dritë. Ish-deputeti shprehu dëshirën që kjo periudhë të përfundojë sa më shpejt, duke shpresuar që Thaçi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, të kthehen pranë familjeve dhe popullit të tyre.
Be the first to comment