Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, theksoi se situata politike aktuale është alarmante. Ai shprehu brengën se po krijohet një atmosferë anarkie në vend.
Tahiri njoftoi se PDK-ja i është drejtuar me një shkresë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, për kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive.
“Ne jemi këtu me deputetë të PDK-së dhe Aleancës për të përmbushur detyrat tona. Mandati ynë na është dhënë nga populli, jo nga Kurti. Prandaj, në mbrojtje të kushtetutshmërisë, deputetët e PDK-së i janë drejtuar kryesuesit Dehari për të vazhduar seancën në Kuvend, në mënyrë që të funksionalizohet institucion më i lartë i vendit.
Pavarësisht kërkesës sonë, vazhdimi i seancës nuk është thirrur, andaj jemi këtu për të ushtruar mandatin tonë. Ky është një rast shqetësues: nëse ‘organizata baliteske’ nuk e respekton Kushtetutën, pse një biznes privat duhet të paguajë tatimin? Ky veprim po e shkel Kushtetutën. Kështu, situata është jashtëzakonisht alarmante dhe shqetësuese,” përfundoi ai.



















You must be logged in to post a comment Login