Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tahiri: Qëndrimi i Aleancës i pandryshuar, s’po kërkojmë marrëveshje për qeveri me Kurtin (VIDEO)

Tahiri: Qëndrimi i Aleancës i pandryshuar, s’po kërkojmë marrëveshje për qeveri me Kurtin (VIDEO)

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se qëndrimi i partisë së tij ndaj Qeverisë Kurti vazhdon të mbetet i pandryshuar. Ai theksoi se Aleanca nuk është në kërkim të marrëveshjeve politike apo pozitave për të marrë pjesë në ekzekutiv.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri shpjegoi se nëse raportet e Aleancës me Qeverinë Kurti do të kishin pësuar ndryshime, partia do të ishte angazhuar në negociata për t’u bërë pjesë e qeverisë.

Ai sqaroi: “Pozicioni i Aleancës në raport me Qeverinë Kurti nuk ka ndryshuar. Po të kishte ndryshuar, do të kishim ndërmarrë iniciativa për të ndërtuar marrëdhënie politike dhe për të synuar marrëveshje që do na çonin në qeveri. Ne kemi theksuar qartë se nuk po kërkojmë pozita apo marrëveshje politike lidhur me qeverisjen. Deri tani janë zhvilluar tri palë zgjedhje dhe kemi paraqitur një qëndrim politik me gjashtë kushte që e konsiderojmë të rëndësishme.”

<

Përsa i përket mundësisë për formimin e një qeverie të pakicës, Tahiri pohon se një skenar i tillë do të ndiqte qëllimin e krijimit të një bllokimi të ri dhe fajësimin e ish-opozitës nga Qeveria në detyrë.

“Me vendimin për të themeluar një qeveri të pakicës me 62 ose 63 vota, ka vetëm një qëllim: të na fusë në një situatë ku, në 60 ditëshin e ardhshëm, kur do të zgjidhet presidenti, do të thonë ‘ja, këta po na bllokojnë’. Por nuk po të bllokojmë, sepse votat i ke marrë. Në logjikën e publikut, çdo kompromis shihet si koncesion. Aleanca nuk ka bërë asnjë koncesion me pozicionin e saj politik si parti politike,” përfundoi Tahiri.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement