Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tahiri: Në koordinim me grupet parlamentare kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte

Tahiri: Në koordinim me grupet parlamentare kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se partia e tij, në bashkëpunim me grupet e tjera parlamentare, ka kërkuar që Kuvendi të mbajë një seancë të jashtëzakonshme konstituive sonte.

Gjatë një konference për media, Tahiri sqaroi se kërkesa është për thirrjen e seancës në orën 22:30. Qëllimi i kësaj seance është që deputetët e zgjedhur dhe të betuar të mblidhen dhe të ndërmarrin hapet për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Si grup parlamentar, dhe pas diskutimeve me grupet e tjera, kemi bërë një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme, e cila duhet të thirret sonte në ora 22:30. Ne, me autorizimin tonë si deputetë, dëshirojmë të mblidhemi dhe t’i kërkojmë kryesuesit të seancës konstituive që ta thërrasë seancën dhe të realizojmë procesin sonte,” theksoi Tahiri.

Momentalisht, seanca konstituive është planifikuar të mbahet nesër në ora 11:00. Sidoqoftë, sonte përfundon afati kushtetues për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement