Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tahiri: Brukseli nuk po i “ha” më lojërat e Vuçiqit

Tahiri: Brukseli nuk po i “ha” më lojërat e Vuçiqit

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë bllokuar hapjen e kllasterit të tretë të kapitujve për anëtarësim të Serbisë.

Holanda, Suedia, Finlanda, Belgjika, Estonia, Lituania, Bullgaria dhe Kroacia vlerësojnë se Serbia është në vështirësi për anëtarësim për shkak të përkeqësimit në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe përafrimit me politikën e përbashkët të Jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Kjo temë u diskutua edhe sot në edicionin më të ri të programit “Kosova Today”. Gazetari Besnik Tahiri shprehu bindjen se do të ketë edhe më shumë shtete që do të shprehin opposition ndaj Serbisë.

<

Ai theksoi se presidenti Aleksandar Vuçiq ka shkatërruar protestat popullore në Serbi duke përdorur një sistem paramilitar.

“Zhvillimet janë dramatike atje, pasi ai po përpiqet të luajë me të gjitha kartat. Duket se dikush në Bruksel është mjaft i kujdesshëm dhe e kupton se Serbia nuk mund të manipulojë, sidomos kroatët”, përfundoi Tahiri.

Ai gjithashtu përmendi një deklaratë nga presidenti kroat, i cili gjatë Samitit të NATO-s në Ankara tha se aleanca duhet të bëjë kujdes për armatosjen e Serbisë.

“Duhet ta shohim se me çfarë po armatoset Serbia”, u shpreh presidenti kroat Zoran Millanoviq.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement