Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sylaj: Fitimi nga krimet kibernetike e ka tejkaluar edhe përfitimin nga rrjeti global i drogës (VIDEO)

Sylaj: Fitimi nga krimet kibernetike e ka tejkaluar edhe përfitimin nga rrjeti global i drogës (VIDEO)

Ekspertja e sigurisë kibernetike, Gonxhe Sylaj, deklaroi në emisionin “Rubikon” se krimi kibernetik është kthyer në një nga aktivitetet më fitimprurëse në botë, duke tejkaluar madje përfitimet nga trafiku global i drogës.

Sylaj theksoi se fitimet nga krimet kibernetike janë rritur ndjeshëm, duke arritur rreth 10 trilionë dollarë vetëm gjatë vitit të kaluar.

Ajo shpjegoi se analiza e këtij përfitimi tregon se krimi kibernetik është shumë më fitimprurës se tregu global i drogës. Sipas saj, kjo formë e krimit ka pësuar një rritje eksponenciale, me fitime që arritën në dhjetë trilionë dollarë vitin e kaluar.

<

Sipas Sylajt, mashtrimet kibernetike do të vazhdojnë të përbëjnë një sfidë afatgjatë, ashtu si lufta kundër trafikut të drogës.

“Ato mashtrime do të qëndrojnë për një kohë të gjatë, po ashtu siç janë duke u luftuar krimet e drogës prej shumë vitesh dhe nuk janë ndalur. Këto mashtrime kanë struktura të organizuara dhe janë të menaxhuara nga kompani apo organizata të strukturuara mirë, dhe jo vetëm nga individë,” u shpreh Sylaj.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement