Në Xerxë të Rahovecit, sezoni i grumbullimit të grurit është shënuar si më i suksesshmi deri më tani. Kompania M & Sillosi ka regjistruar këtë vit një rendiment rekord, me një prodhim vendor që ka tejkaluar pritjet e tyre.
Qindra fermerë nga Rahoveci dhe komunat përreth kanë dorëzuar grurin në këtë qendër grumbullimi. Kjo ka bërë që sasia e pranuar të dyfishohet në krahasim me vitet e kaluara. Nga rreth 30 mijë tonë grurë të grumbulluara disa vite më parë, sivjet ajo ka kaluar mbi 60 mijë tonë.
Përfaqësuesi i M & Sillosit, Blend Broqi, ka theksuar se kompania po i afrohet një shifre historike për grumbullimin e grurit. Ai ka shprehur optimizmin për shifrat rekord, duke shtuar se grumbullimi nuk do të ndalet vetëm në muajt qershor e korrik.
Përveç grumbullimit, kompania ka paralajmëruar hapjen e një qendre tregtare bujqësore me emrin “Agrocenter”. Kjo qendër do t’u ofrojë fermerëve një gamë produktesh, përfshirë fara, plehra dhe artikuj të tjerë për bujqësi.
Broqi ka nënvizuar se cilësia e grurit të dorëzuar gjatë sezonit të vitit 2026 ka qenë shumë e lartë. Sipas përfaqësuesve të kompanisë, sezoni i sivjetmë përbën një nga sukseset më të mëdha të prodhuesve vendorë të grurit, si për sasinë ashtu edhe për cilësinë e prodhimit.



















You must be logged in to post a comment Login