Sunderland ka refuzuar ofertën prej 8 milionë funtesh nga Chelsea për Granit Xhakën, duke e quajtur atë “ofenduese”. Klubi ka theksuar se kapiteni i skuadrës nuk është në shitje.
Sipas Daily Mail Sport, Chelsea ka tentuar të transferojë mesfushorin zviceran pas kërkesës së trajnerit të ri, Xabi Alonso. Ky i fundit ka punuar me Xhakën te Bayer Leverkusen.
Megjithatë, drejtuesit e Sunderlandit e hodhën menjëherë poshtë ofertën dhe nuk kanë planifikuar të negocionin për Xhakën.
33-vjeçari iu bashkua Sunderlandit verën e kaluar nga Bayer Leverkusen, ku u emërua menjëherë kapiten. Ai ka luajtur një rol kyç në udhëheqjen e skuadrës drejt një vendi në Europa League.
Aktualisht, Xhaka është i angazhuar me kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës 2026, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë një nga temat më të rëndësishme të afatit kalimtar të verës.
Be the first to comment