Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sulmoi me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Sulmoi me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Policia ka ndaluar një individ të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas një njoftimi në Facebook, pas veprimeve operative dhe hetimore, ka dyshime se i arrestuari, rreth orës 01:30, ka sulmuar një person me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim fillestar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, për t’u transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

<

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë sulm.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement