Një incident i rëndë është regjistruar të shtunën në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, ku një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy qytetarë janë kanosur me armë zjarri.
Sipas informacionit të policisë, dy ankues kanë raportuar se, gjatë kohës që ndodheshin në një zonë malore, janë takuar me katër persona. Gjatë këtij takimi, të dyshuarit kanë kërcënuar me armë zjarri dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy qytetarët.
Si rezultat i sulmit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Be the first to comment