Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sulmi rus pranë një kafeneje në Ukrainë, njerëzit kërkojnë strehim mes shpërthimeve (VIDEO)

Sulmi rus pranë një kafeneje në Ukrainë, njerëzit kërkojnë strehim mes shpërthimeve (VIDEO)

Pamjet nga kamerat e sigurisë në një kafene në qytetin ukrainas të Sumyt kanë regjistruar momentin kur njerëzit u ulën në dysheme për t’u mbrojtur, pas shpërthimeve të fuqishme që u dëgjuan në afërsi të lokalit.

Këto kamera kanë kapur skena nga tre kënde të ndryshme: një pamje jashtë kafenesë dhe dy brenda saj, siç raporton BBC, dhe përcjell Klankosova.tv.

Menjëherë pas ndalimit të shpërthimeve, njerëzit u dëgjuan duke vrapuar brenda, ndërsa në kafene disa klientë ishin duke pritur në radhë te banaku.

<

Kryetari i qytetit, Artem Kobzar, njoftoi se pesë persona, përfshirë një vajzë 13-vjeçare, humbën jetën, dhe të paktën 30 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me bombë ajrore nga ushtria ruse, që goditi qytetin verilindor të Ukrainës të shtunën.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement