ADN-ja e gjetur në fitilin e kabllondezës është identifikuar si e përkatësisë së Jovan Viqentijeviqit. Ai akuzohet për sulmin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc” në Varagë, Zubin Potok.
Fatmir Ademi, ekspert i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, konfirmoi se ka një përputhje mes analizave vendore dhe ekspertizës së laboratorit italian.
Viçentijeviqët, siç raportohen, akuzohen për vendosjen e rreth 20 kilogramëve eksploziv, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kanë ndërprerë furnizimin me ujë, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.



















You must be logged in to post a comment Login