Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sulmet me dronë, Ukraina: Wildberries pushon së funksionuari

Sulmet me dronë, Ukraina: Wildberries pushon së funksionuari

Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin rus, duke goditur gjatë natës disa qendra, përfshirë një depo të rëndësishme të shitësit online Wildberries.

Pas këtij sulmi, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bëri të ditur se beson se qendra e logjistikës në Parkun Industrial “Koledino” ka ndalur së funksionuari.

Sipas deklaratave nga kjo ministri, depoja e goditur ishte më e madhja e kompanisë Wildberries, me një sipërfaqe prej 250,000 metrash katrorë.

Ajo përmendi se tani janë çaktivizuar shtatë nga dhjetë qendrat më të mëdha logjistike të Wildberries.

Më herët gjatë ditës, kompania Wildberries publikoi një deklaratë që përshkruante se sulmi kishte shkaktuar një zjarr në një prej objekteve të saj logjistik dhe se kompanisë po e riorganizonte procesin e dërgesave, të cilat tani po trajtohen në ambiente të tjera.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement