Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”.
Drejtori i kësaj qendre, Ilmi Shala, në një deklaratë për gazetaren e Klan Kosovës, Sala Gashi, theksoi se zhvillimi i procesit zgjedhor po bëhet në përputhje me rregullat dhe pa ndonjë parregullsi.
“Procesi po zhvillohet sipas rregullave, pa asnjë problem deri në ora 13:00. Të drejtë vote kanë 1.989 votues, ndërsa deri tani kanë votuar 319 votues. Vetëm një rast ka qenë me asistencë,” u shpreh ai.
Shala gjithashtu vuri në dukje se krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është vënë re një rënie e lehtë në fluksin e votuesve në këtë qendër.















You must be logged in to post a comment Login