Pas dëmeve të konsiderueshme që stuhia ka shkaktuar në Kosovë, qytetarët e shumë komunave po përballen me probleme të rënda. Komunat e prekura kanë filluar tashmë krijimin e komisioneve për vlerësimin e dëmeve.
Një nga komunat e dëmtuara është ajo e Vitisë. Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka vizituar disa nga qytetarët dhe vendbanimet e goditura. Ai theksoi se dëmet janë të mëdha dhe se komuna nuk ka mjete të mjaftueshme për t’i kompensuar ato.
Haliti kërkoi veprime urgjente nga niveli qendror për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të sigurojnë fonde për kompensimin e dëmeve nga kjo fatkeqësi natyrore.
Për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent, kryetari njoftoi formimin e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve. Ai u inkurajoi të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme në kulturat bujqësore, ekonomitë familjare apo prona të tjera, të raportojnë sa më parë pranë organeve kompetente të Komunës së Vitisë. Kjo është e nevojshme për t’u përfshirë në procesin e vlerësimit.
Be the first to comment