Mbrëmjen e së martës, një stuhi ka shkaktuar shkatërrimin e çatisë së katit të fundit të një pallati 12-katësh, i ndërtuar me dru. Kjo ngjarje ka krijuar probleme për katër familje që jetojnë në katin e 12-të, duke i lënë ata pa mbulesë.
Pas denoncimit të kësaj situate, punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë së Sarandës kanë vizituar vendin e ngjarjes. Sipas njoftimeve, inspektorët kanë konfirmuar se objekti, që është një ndërtim i hershëm, nuk disponon çertifikatë pronësie. Banorët e godinës posedojnë vetëm një kontratë porosie ndërmjet ndërtuesit dhe palës blerëse.
Nga verifikimi në terren, është vërejtur se gjysma e çatisë është shkatërruar plotësisht, ndërsa pjesa tjetër ka pësuar dëmtime të rënda. Tani, autoritetet e bashkisë pritet të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me masat që do të merren për të zgjidhur këtë situatë.
Be the first to comment