Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Stuhia godet rëndë Suharekën, Muharremaj: Dëmet janë shumë të mëdha (VIDEO)

Stuhia godet rëndë Suharekën, Muharremaj: Dëmet janë shumë të mëdha (VIDEO)

Një nga zonat më të goditura nga stuhia e fundit në Kosovë ishte Komuna e Suharekës. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Në një intervistë në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ai tha se fatmirësisht nuk ka pasur humbje në njerëz. Muharremaj theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me Shërbimin e Emergjencave, zjarrfikësit, Policinë, dhe Eko Therandën, e cila po punon për pastrimin e territorit të komunës.

Ai nënvizoi se aktualisht janë duke u bërë vlerësimet e dëmeve për të kuptuar më mirë impaktin e stuhisë. Komuna është në gjendje gatishmërie dhe po pret për zhvillime të mëtejshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement