Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Stoli ari e para”, hajnat bëjnë “qyl” një banesë në Mitrovicën e Veriut

“Stoli ari e para”, hajnat bëjnë “qyl” një banesë në Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicën e Veriut është raportuar një rast i rëndë vjedhjeje, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë përvetësuar disa sende me vlerë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vjedhja ka ndodhur në periudhën nga 5 deri më 11 korrik 2026. Rasti është raportuar të premten, rreth orës 10:20.

Ankuesi, i cili është djali i pronarëve të banesës, informoi policinë se nga banesa e nënës së tij janë vjedhur dy televizorë, stoli ari, dy orë dore, një DVR i kamerave të sigurisë, disa parfume, si dhe një shumë parash.

<

Njësitë përkatëse policore kanë arritur në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit. Po ashtu, prokurori kompetent është njoftuar për ngjarjen.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement