Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Spitali i Pejës jep detaje mbi gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Istog

Spitali i Pejës jep detaje mbi gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Istog

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë të trafikut, i cili ndodhi pasditen e sotme në Istog. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona humbën jetën, ndërsa katër të tjerë u lënduan.

Sipas njoftimit të spitalit, rreth orës 16:00 në Shërbimin e Emergjencës u pranuar një paciente pa shenja jete, e cila kishte pësuar politraumë. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit mjekësor, është konstatuar vdekja e saj.

Rreth 30 minuta më vonë, në Emergjencë u pranuan edhe katër të lënduar nga i njëjti aksident, siç informon Klankosova.tv.

<

Një fëmijë me lëndime të rënda është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai ishte intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit. Mjekët e kanë diagnostikuar atë me politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit.

Një paciente tjetër është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit, ndërsa dy persona të tjerë, pas marrjes së trajtimit mjekësor, janë liruar për trajtim ambulantor, pasi janë konstatuar me lëndime të lehta trupore.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shprehu ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe uruan shërim të shpejtë për të lënduarit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement