Portugalia ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pas një fitoreje me përmbysje ndaj Kroacisë. Kjo ndeshje, së bashku me përballjen mes Spanjës dhe Austrisë, ishte në qendër të diskutimeve sot në panelin e Orës 7.
Panelistët trajtuan performancën e skuadrave, ku Spanja arriti të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Austrisë.
Tifozi Fion Aliu shprehu skeptikizëm ndaj trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez, duke përsëritur se ai nuk ka një histori të jashtëzakonshme suksesi. “Dyshoj se selektori Martinez është i denjë për ta çuar Portugalinë drejt fitimit të kampionatit botëror,” deklaroi Aliu.
Nga ana tjetër, tifozja Erblina Okrashtica e përshkroi ndeshjen mes Portugalisë dhe Kroacisë si një spektakël.
Be the first to comment