Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sot nis edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren

Sot nis edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren

Prizreni sot shndërrohet në qendër të adhuruesve të muzikës rock dhe blues, me nisjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Music Festival”. Ky festival do të zgjasë deri më 5 korrik dhe do të mbahet përballë Palestrës Sportive “Sezai Surroi”.

Gjatë tri netëve, festivali do të sjellë 15 bende dhe artistë lokalë e ndërkombëtarë, të cilët do të performojnë në dy skena, “Main Stage” dhe “Sunset Stage”. Aktivitetet çdo mbrëmje fillojnë në ora 18:30, ndërsa hyrja është falas për të gjithë dashamirët e muzikës.

Mbrëmjen e parë, më 3 korrik, në skenën kryesore do të performojnë 3 Musketjerët, Attitude GNR Band dhe TNT. Ndërkohë, në “Sunset Stage”, publiku do ta shijojë muzikën e Rool dhe Zwada Band.

<

Më 4 korrik, festivali vazhdon me Kolpa, Led Zeppelin 2 dhe BB Pool në Main Stage, ndërsa Hawolf dhe Dolduzgin Band do të performojnë në “Sunset Stage”. Kjo datë bie edhe në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Edicioni i sivjetmë do të përfundojë më 5 korrik me performancat e Dire Straits Legacy, Telex dhe Beska & All Stars Band në Main Stage, ndërsa në “Sunset Stage” do të ngjiten Urban Band & Flavia Zare dhe Dhjetori.

Sipas organizatorëve, festivali ka për qëllim të promovojë muzikën rock dhe blues, të mbështesë artistët dhe të krijojë një hapësirë të përbashkët për adhuruesit e këtyre zhanreve muzikore.

Organizatorët ftojnë qytetarët dhe vizitorët që t’i bashkohen këtij festivali triditor, i cili edhe këtë vit premton një atmosferë unike dhe performanca të nivelit të lartë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement