Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik që i shkaktoi vdekjen, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi.
Sipas njoftimit të shokut të tij të ngushtë, Egzon Sahiti, ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Llukar, duke filluar nga ora 17:00.
Laurent Krasniqi, 29 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, ku motoçikleta që ai po e drejtonte u përplas me një automjet. Megjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, ai nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët, miqtë dhe publikun që e ka njohur gjatë pjesëmarrjes së tij në BBVK.



















You must be logged in to post a comment Login