Sony ka njoftuar se, duke filluar nga janari i vitit 2028, do të ndalojë publikimin e lojërave të reja për PlayStation në forma fizike. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje tërësisht dixhitale për sektorin e saj të lojërave.
Në një postim në blog, kompania sqaroi se titujt e rinj do të vazhdojnë të jenë të disponueshëm përmes shitësve me pakicë. Megjithatë, kopjet fizike do të përmbajnë vetëm kode për shkarkim dixhitale, në vend të disqeve tradicionale.
Sony theksoi se ky vendim reflekton ndryshimin në zakonet e konsumatorëve dhe tendencat e përgjithshme në industrinë e argëtimit. “Ndërsa preferencat e konsumatorëve dhe industria e argëtimit në përgjithësi vazhdojnë të lëvizin drejt dixhitalizimit, ky është një drejtim natyror për Sony Interactive Entertainment për t’u përshtatur me këto trendet”, shprehet kompania.
Ky njoftim vjen pak ditë pasi Rockstar Games tregoi se titulli i shumëpritur, Grand Theft Auto VI, do të lansohet gjithashtu pa një disk fizik, duke theksuar kështu shpejtësinë e transformimeve në këtë industri drejt shpërndarjes dixhitale.



















You must be logged in to post a comment Login