Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Sllavizimi i emrave të rrugëve”, të shtunën sërish do të protestohet në Tetovë

“Sllavizimi i emrave të rrugëve”, të shtunën sërish do të protestohet në Tetovë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur një protestë kombëtare për të shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimit të disa emrave të rrugëve dhe sheshit në Tetovë. Sipas kësaj partie, që drejtohet nga Ali Ahmeti, protestuesit do të kërkojnë rikthimin e emrave të vjetër për këto zona të qytetit.

BDI vlerëson se këto vendime bien në kundërshtim me rendin kushtetues dhe rrezikojnë realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ftojmë çdo qytetar që beson në këto vlera të marrë pjesë në këtë protestë paqësore. Historia e çdo shteti ka momente ku qytetarët vendosin të mbrojnë parimet mbi të cilat është ndërtuar ai shtet. Besojmë se të shtunën do të jetë një prej atyre momenteve”, ka deklaruar Ylldrita Saliji Seferi.

<

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut për ndryshimin e emrave të disa rrugëve në Tetovë ka shkaktuar reagime të shumta. Kjo protestë shënon dy herë që për këtë çështje organizohet një manifestim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement