Eduard Dervishaj, shqiptari që prej vitesh mban poste të rëndësishme në Federatën Spanjolle të Futbollit, është një nga figurat kryesore në drejtimin e kombëtares spanjolle për Kupën e Botës 2030.
Dervishaj, i lindur dhe rritur në Tiranë, ka jetuar në Spanjë që nga viti 1997. Aktualisht, ai është drejtor i Departamentit Ndërkombëtar dhe Operacioneve në Federatën Spanjolle të Futbollit, pas një periudhe si zëvendës sekretar i përgjithshëm.
Me një karrierë të gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike, Dervishaj ka qenë përgjegjës për organizimin e katër finaleve të Champions League. Kjo përvojë e pasur e ka ndihmuar atë të emërohet si një nga drejtuesit kryesorë për përgatitjet e Botërorit 2030, i cili do të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Marok.
Gjatë këtij viti, ai ka qenë pjesë e delegacionit të Kombëtares së Spanjës, duke kontribuar në rrugëtimin e saj drejt triumfit në Kupën e Botës. Pas këtij suksesi historik, Dervishaj ka ndarë momente me trofeun dhe trajnerin Luis de la Fuente, duke shprehur falënderime për këtë përvojë të veçantë.
Njohja e Dervishajt në futbollin shqiptar është e njohur; ai ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit nga viti 1992 deri në vitin 1996, përpara se të vazhdonte karrierën e tij në Spanjë.
Be the first to comment