Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“S’ka çka të negociohet”, Daka: Klima politike mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

“S’ka çka të negociohet”, Daka: Klima politike mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka shprehur shqetësimin se në Kosovë po krijohet një klimë që po tërheq vendin drejt zgjedhjeve të reja. Sipas saj, mungesa e gatishmërisë midis partive politike për të formuar një koalicion qeverisës po e ndërlikon situatën.

Daka theksoi se situata aktuale pengon formimin e institucioneve dhe se nuk po shihet një vullnet real për arritjen e një kompromisi politik. Mungesa e marrëveshjeve po e çon vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

“Ka një klimë që po pregatitet për zgjedhje, sepse partitë politike nuk janë të gatshme të arrijnë një koalicion që do të shpëtonte Kosovën nga zgjedhjet. Çdo parti po bën kalkulimet e saj,” tha Daka.

<

Ajo gjithashtu nënvizoi se, nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, formon qeverinë para se të fillojnë negociatat për presidentin, vendi do të përballet me zgjedhje të reja.

“Nëse Kurti e bën qeverinë para se të hapen negociatat për presidentin, shkojmë në zgjedhje sepse nuk ka çfarë të negociohet. Ai po i vë para një akti të kryer partitë politike; ose zgjedhin atë që dua unë, ose shkojmë në zgjedhje,” përfundoi Daka.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement