Analisti Milazim Koci, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, trajtoi pakënaqësitë publike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Koci theksoi se mospajtimete brendshme nuk janë një befasi. Ai vuri në dukje se ka dy linja të ndryshme që nuk pajtohen brenda partisë. Kjo situatë ka qenë evidente edhe më parë, siç tregoi rasti i votimeve të delegatëve, ku një lider si Abdixhiku mori 55% të votave.
Ai shprehu shqetësim për deklaratat kontradiktore të Lutfi Hazirit, të cilat konfirmojnë konfuzionin brenda LDK-së. Fillimisht, Haziri shprehu gatishmërinë që Abdixhiku të kandidojë për president, por vetëm dy orë më vonë ndryshoi qëndrim, duke theksuar se kandidate vazhdon të mbetet Osmani.
Sipas Kocit, kjo situatë pasqyron një ndarje dhe konfuzion të thellë brenda partisë. Ai argumentoi se ndryshimi i qëndrimeve nga figura të rëndësishme brenda LDK-së në një periudhë të shkurtër, tregon për një gjendje problematike.


















You must be logged in to post a comment Login