Këngëtari i njohur kosovar, Sinan Vllasaliu, ka përjetuar një aksident të rëndësishëm javën e kaluar, si pasojë e të cilit ka pësuar lëndime dhe është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Para këtij incidenti, ishte njoftuar se ai do të performonte në dasmën e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Megjithatë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ky plan nuk u realizua.
Vllasaliu ndau detaje rreth aksidentit, duke shpjeguar se ngjarja ndodhi shumë shpejt. Ai tregoi: “Kur e kam parë këmbën, e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Ka ndodhur shumë shpejt, me pak shi dhe një zall të rrëshqitshëm. Megjithëse nuk isha në një shpejtësi të madhe, me motor gjithmonë ka rrezik”.
Ai gjithashtu theksoi fatin që kishte mikun e tij anesteziolog pranë, i cili e ndihmoi në ato momente kritike. “Po të mos ishte reaguar atë ditë, situata mund të kishte përfunduar shumë më keq,” shprehu ai.
Përveç aksidentit, Vllasaliu shprehu keqardhje për pamundësinë e pjesëmarrjes në dasmën e planifikuar. “Me Dugin, ne ishim takuar në mars dhe gjithçka ishte e organizuar. Ishte një nder të ftojmë një yll me rrënjë shqiptare,” tha ai.
Ai përfundoi me një mesazh të besimit, duke shprehur se, “Things happen for a reason”, dhe u shpreh mirënjohës për mënyrën se si kishin ecur gjërat. Sinan Vllasaliu aktualisht është në proces rikuperimi dhe falenderon të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe.



















You must be logged in to post a comment Login