Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Kamerat që monitorojnë shoferët do të bëhen një kërkesë e detyrueshme për të gjitha automjetet e reja në Zvicër, duke shënuar një avancim në fushën e sigurisë rrugore. Ky vendim gjithashtu ka nxitur diskutime mbi privatësinë e drejtuesve të automjeteve.

Duke filluar nga 7 korriku 2026, të gjitha makinat e reja që do të shiten në Zvicër do të duhet të jenë të pajisura me sisteme të monitorimit të shoferëve (Driver Monitoring System – DMS). Kjo masë është pjesë e rregulloreve të reja evropiane për sigurinë në rrugë (GSR2), të cilat Zvicra po i përafron me standardet e Bashkimit Evropian.

Sistemi funksionon përmes një kamere infra të kuqe të vendosur përballë shoferit, duke analizuar vazhdimisht lëvizjet e syve, drejtimin e shikimit, frekuencën e pulitjes dhe shenjat e lodhjes si gogësitja. Në rast se teknologjia zbulon se shoferi është i shpërqendruar ose i përgjumur, ajo aktivizon paralajmërime vizuale dhe zanore për të rikthyer vëmendjen e tij, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Rrugëve.

Përveç monitorimit të shoferit, rregullat e reja parashikojnë gjithashtu pajisjen e automjeteve me sisteme të tjera të avancuara sigurie. Këtu përfshihen sinjalizimi emergjent me drita frenimi që pulsojnë gjatë frenimeve të forta, si dhe sistemet e efikase të frenimit automatik dhe regjistruesit e të dhënave të aksidenteve, të njohur si “kutitë e zeza” të automjeteve.

Prodhuesit e automjeteve besojnë se këto teknologji do të kontribuojnë ndjeshëm në uljen e aksidenteve që shkaktohen nga pakujdesia dhe mungesa e vëmendjes, të cilat konsiderohen si faktorë kryesorë të vdekjeve në trafik.

Megjithatë, ka nga ata që e kritikojnë këtë zhvillim. Disa ekspertë paralajmërojnë se teknologjitë e reja mund të cenohet privatësinë e shoferëve, duke argumentuar se automjetet moderne po kthehen gradualisht në mjete mbikëqyrjeje. Disa sisteme madje mund të kufizojnë përdorimin e ekranit multimedial nëse konstatojnë se shoferi kalon shumë kohë duke naviguar përmes menuve, në vend që të përqendrohet në rrugë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement