Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Siçilianët u revoltuan me dasmën e Dua Lipas, por këngëtarja shqiptare bëri gjestin që askush nuk e priste

Siçilianët u revoltuan me dasmën e Dua Lipas, por këngëtarja shqiptare bëri gjestin që askush nuk e priste

Festimet e martesës së Dua Lipës dhe Callum Turner në Palermo, Siçili, kanë sjellë jo vetëm një atmosferë festive dhe të ftuar VIP, por edhe pakënaqësi nga banorët vendas.

Siç raportohet nga mediat britanike, këngëtarja ka ofruar rreth 5 mijë paund si kompensim për ata që jetojnë pranë zonave të prekura nga organizimi i dasmës, pas ankesave për kufizime dhe bllokime gjatë aktivitetit.

Festimet, që zgjatën tri ditë, kanë shkaktuar mbylljen e disa zonave publike në qendër të Palermos, duke përfshirë dy sheshe të njohura, e duke shkaktuar kështu reagime të ndara midis qytetarëve dhe bizneseve lokale.

Pakënaqësia e disa banorëve u shpreh edhe përmes grafiteve protestuese pranë vendeve të festimeve. Një nga mesazhet më të njohura thoshte se “Palermo nuk është me qira”, duke kritikuar kufizimet për shkak të ceremonisë luksoze.

Shumë qytetarë shprehën zhgënjimin e tyre pasi nuk u lejuan të afrohen pranë zonave ku po arrinin të ftuarit VIP. Forca të shumta policie dhe ekipe private sigurie rrethuan vendet kryesore, duke kufizuar aksesin e publikut.

Megjithatë, autoritetet lokale mbrojtën organizimin e eventit. Kryetari i Palermos, Roberto Lagalla, tha se zgjedhja e qytetit për dasmën e Dua Lipës përfaqëson një promovim të rëndësishëm ndërkombëtar dhe pritet të sjellë përfitime ekonomike për zonën.

Raportimet sugjerojnë se çifti po qëndron në hotelin luksoz Villa Igiea, ku kanë rezervuar një kat të tërë për familjarët dhe të ftuarit. Ceremonia kryesore do të zhvillohet në Villa Valguarnera, me koston totale të festimeve që arrin rreth 1.5 milionë euro. Për sigurinë janë angazhuar më shumë se 50 truproja dhe janë vendosur masa të rrepta, përfshirë ndalimin e fluturimeve me dronë.

Pavarësisht polemikave, dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner vazhdon të konsiderohet nga mediat ndërkombëtare si një nga ngjarjet më të mëdha të showbiz-it këtë vit, me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur nga muzika, moda dhe kinemaja.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement