Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Si shqiptare jam rritur me bestytni”, Rita Ora tregon objektin që nuk e ndan nga vetja

“Si shqiptare jam rritur me bestytni”, Rita Ora tregon objektin që nuk e ndan nga vetja

Rita Ora ka ndarë me publikun një detaj personal rreth një varëseje të veçantë që e mban gjithmonë me vete. Ajo e përshkruan këtë varëse të kryer me kristale si një burim qetësie, mbrojtjeje dhe ekuilibri, veçanërisht në mesin e angazhimeve të saj profesionale.

Në një intervistë për The New York Times, këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi se ky aksesor ishte dhuratë nga një nga shoqet e saj më të ngushta për ditëlindjen e saj të 34-të. Varësja është dizenjuar posaçërisht për të dhe përmban kristale të zgjedhura sipas nevojave të saj shpirtërore.

Rita tha se varësja ndihmon në çlirimin e stresit dhe mbajtjen e energjisë. Ajo theksoi se në këtë industri është e lehtë të humbasësh ekuilibrin dhe se varësja e ndihmon të mbetet e përqendruar.

<

Në përbërje të varëses gjendet citrini, që simbolizon energji pozitive dhe gëzim, kuarci i tymosur për stabilitet, ametisti i gjelbër dhe kuarci i pastër për forcimin e synimeve dhe vetëdijes.

Këngëtarja shprehu dyshime nëse efekti i varëses është psikologjik, por beson fuqishëm në energjinë e kristaleve. Ajo tha: “Ndoshta është thjesht mendore, por ndihem e mbrojtur. Ndihem më e qëndrueshme. Nuk e di nëse është placebo, por besoj se këto gjëra mbajnë energji dhe energjia është reale.”

Rita Ora gjithashtu përmendi se e mban varësen pothuajse gjithmonë me vete, madje edhe kur nuk përputhet me veshjen. “E vendos sa herë që mundem. Ndërroj shpesh veshjet, kështu që nëse nuk përputhet, e mbaj në çantë. Është gjithmonë me mua,” tha ajo.

Gjatë intervistës, Ora foli gjithashtu për ndikimin e traditave familjare, duke theksuar se besimet popullore kanë qenë një pjesë e rëndësishme e rritjes së saj në një familje shqiptare.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement