Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë së fundmi një moment të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo publikoi një selfie me djalin e saj, duke e shoqëruar atë me një përshkrim të thjeshtë por të domethënës: “Twin”.
Me këtë fjalë, Dafina nënkupton se sheh një ngjashmëri të madhe mes saj dhe djalit, një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave. Këngëtarja, e cila zakonisht ndan momente nga jeta e saj profesionale dhe private, këtë herë zgjodhi një postim më familjar.
Për më tepër, Dafina dhe partneri i saj Kreshniku pritet të bëhen prindër për herë të dytë në të ardhmen e afërt.



















You must be logged in to post a comment Login