Niveli i varësisë nga importi i produkteve ushqimore në Kosovë vazhdon të rritet, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tokës bujqësore mbetet e pashfrytëzuar.
Gjatë muajit mars, qytetarët kanë realizuar blerje produktesh në vlerë prej 652 milionë euro, që përbën një rritje prej 18% në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë, prodhuesit vendas kanë arritur të realizojnë shitje prej 88 milionë euro.
Ekspertët e fushës theksojnë se interesimi për bujqësi është në rënie. Fermerët po përballen me sfida të shumta, përfshirë mungesën e punëtorëve dhe pasigurinë në treg.
Po ashtu, ndarja e parcelave dhe ndërtimet në tokat bujqësore po e përkeqësojnë situatën, duke rrezikuar dhe të ardhmen e sektorit të bujqësisë.
Detajet e mëtejshme mund të gjenden në kronikën në vijim.



















You must be logged in to post a comment Login