Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, është e ftuar së fundmi në emisionin “Top Arena”. Gjatë intervistës, ajo ndau njohuritë e saj për fillimet në muzikë dhe rrugëtimin artistik.
Egli u fokusua veçanërisht te bashkëpunimi i saj i parë me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin ka pasur një lidhje. Ajo shprehu se ky projekt mbetet tepër i veçantë për të dhe se do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje.
“Do flisja për këtë material muzikor me shumë mirënjohje dhe kënaqësi, pasi ka qenë materiali i parë,” deklaroi Egli.
Ajo theksoi se të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lansojnë arrin të prekë një masë të madhe të publikut. “Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, kudo që ishin,” theksoi ajo.
Egli nënvizoi se ndjen vetëm mirënjohje për atë bashkëpunim dhe për artistin me të cilin realizoi projektin. Ajo ruajti një qasje profesionale pavarësisht historisë së tyre personale.
Be the first to comment