Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shprehur tronditjen e tij për humbjen e dy jetëve në aksidentin e ndodhur të hënën në fshatin Shushicë.
Përmes një postimi në Facebook, Ferati njoftoi se ky aksident tragjik rezultoi në humbjen e menjëhershme të jetës së një fëmije, si dhe të një anëtari tjetër të familjes së prekur.
“Është një fatkeqësi që shënon ditën e sotme dhe na mërzit të gjithëve. Ju bashkëndjejmë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes Qorraj për humbjet që pësuan, si dhe lutemi për shëndetin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aksident trafiku,” shkroi ai.
Ferati gjithashtu bëri thirrje për kujdes në vozitje, duke theksuar se kjo është një thirrje që duhet të vlejë në çdo kohë, veçanërisht në kushte të tilla atmosferike.
Be the first to comment