Connect with us

Hi, what are you looking for?

Shteti shqiptar zbarkon mbi MABCO-n e Behgjet Pacollit – kërkon shpjegime urgjente për financimin e Aeroportit të VlorësSinjali

ShowBiz

Shteti shqiptar zbarkon mbi MABCO-n e Behgjet Pacollit – kërkon shpjegime urgjente për financimin e Aeroportit të VlorësSinjali

Një dokument zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, i siguruar nga Gazeta Sinjali, tregon se autoritetet kanë nisur verifikime të thelluara lidhur me dokumentacionin financiar të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një nga projektet më strategjike në vend.

Në shkresën drejtuar kompanisë MABCO Constructions S.A., e drejtuar nga Behgjet Pacolli, dhe subjekteve të tjera përfshirë në projekt, Ministria kërkon sqarime urgjente, dokumentacion shtesë dhe konfirmim të autenticitetit të marrëveshjeve financiare lidhur me financimin e aeroportit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dokumenti ngre shqetësime mbi ndikimin e marrëveshjeve të caktuara financiare në strukturën e financimit, administrimin e projektit, si dhe në llogaritë bankare të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport”.

Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë kërkuar sqarime të detajuara nga të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë MABCO-n, shoqërinë VIA, 2A Group dhe institucionet financiare të lidhura me projektin.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas dokumentit, Ministria kërkon të vërtetojë nëse dokumentacioni i dorëzuar përfaqëson versionin e plotë dhe autentik të marrëveshjeve ekzistuese, si dhe nëse ka anekse apo dokumente shtesë që mund të krijojnë detyrime të reja për projektin.

Gjithashtu, deri në përfundimin e verifikimeve, autoritetet kanë kërkuar që të mos ndërmerret asnjë veprim që mund të shkaktojë pasoja juridike apo financiare mbi projektin, duke theksuar seriozitetin e trajtimit të kësaj çështjeje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të vendosur një masë sigurie ndaj shoqërisë “Vlora International Airport”, duke bllokuar përkohësisht disa vendime korporative dhe duke urdhëruar ruajtjen e status quo-së deri në përfundimin e mosmarrëveshjes gjyqësore.

Kjo përplasje ka kaluar kufijtë e një mosmarrëveshjeje të zakonshme biznesi. Kur shteti kërkon verifikime të jashtëzakonshme për financimin e një projektit kaq të rëndësishëm, fokusimi nuk është më vetëm te ortakët, por edhe te siguria juridike dhe financiare e tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Aeroporti i Vlorës konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme në Shqipëri, dhe çdo zhvillim që prek financimin ose strukturën e tij po ndiqet me vëmendje nga institucionet shtetërore.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement