Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara i vë pikat mbi ‘i’

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara i vë pikat mbi ‘i’

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale po qarkullonin aludime se moderatorja e njohur Kiara Tito mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Këto dyshime u shkaktuan nga një fotografi e publikuar së fundmi nga çifti, ku Luizi dukej duke mbajtur dorën mbi barkun e saj. Kjo pozë e ngrohtë nxiti shumë ndjekës për të bërë pyetje dhe urime, të cilat ngritën hipoteza për një shtatzëni të mundshme.

Mirëpo, Kiara vendosi t’i japë fund spekulimeve. Ajo përgjigji përmes një opsioni “Ask Me a Question” në Instagram, ku iu kthye një ndjekësi me një pyetje të drejtpërdrejtë: “A je shtatzënë? Të lutem, kthe përgjigje”.

Reagimi i saj ishte i qartë dhe i prerë: “JO! Nuk jam”, duke hequr kështu të gjitha dyshimet që kishin qarkulluar në rrjet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement