Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shqipëria, vendi me nivelet më të larta të kredive me probleme në rajon

Shqipëria, vendi me nivelet më të larta të kredive me probleme në rajon

Shqipëria vazhdon të përballë një nga nivelet më të larta të kredive me probleme në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Të dhënat e publikuara nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) tregojnë se në fund të vitit 2025, Shqipëria kishte një nivel prej 3.8% të kredive me probleme. Ky raport e rendit vendin në mesin e atyre me nivele të larta në këtë aspekt. Polonia është e vetmja shtet ku kreditë me probleme arrijnë një nivel më të lartë, me 4.61%.

Në krahasim me Shqipërinë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë nivele më të ulëta të kredive me probleme. Për shembull, Kosova ka një raport prej 2.03%, Maqedonia e Veriut 2.04%, Serbia 2.11% dhe Bosnje-Hercegovina 2.4%. Këto të dhëna reflektojnë një diferencë të dukshme midis Shqipërisë dhe vendeve fqinje.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement