Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shqipëria reagon pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Nuk ka asnjë paralelizëm me Ukrainën

Shqipëria reagon pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Nuk ka asnjë paralelizëm me Ukrainën

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Serbi. Ai shprehu se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kontekst, Tirana ka theksuar mbështetje të fortë për Kosovën, duke kundërshtuar çdo përpjekje për të bërë krahasime me situatën në Ukrainë.

“Nuk duhet të ketë keqkuptime në këtë pikë. Çdo përpjekje për të krijuar një ekuacion midis Kosovës dhe situatave të tjera ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht mashtruese,” është shprehur ministria në një reagim në Facebook.

Po ashtu, Shqipëria thekson se “rasti i Kosovës ka themelet e veta historike, politike dhe ligjore.” Ministria iu referua opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtat ndërkombëtare.

Shqipëria ka ribërë të qartë se Kosova dhe Serbia i përkasin një të ardhmeje të përbashkët evropiane, dhe se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre duhet të çojë në njohjen e ndërsjellë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement