Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Seman, pranë lagjes “Afrim i Ri”, ku një automjet përplasi një kamionetë.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona janë lënduar. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë nga shërbimet mjekësore, dhe gjendja e tyre raportohet si jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur punonjës të Policisë Rrugore dhe ekspertë të qarkullimit. Ata janë angazhuar për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që e shkaktuan atë.


















You must be logged in to post a comment Login