Situata e zjarreve në Shqipëri po vazhdon të monitorohet nga strukturat e emergjencave. Gjatë 12 orëve të fundit, janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten ende aktive.
Për shuarjen e flakëve, janë angazhuar 182 forca operacionale, 19 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 1 avion nga Forca Ajrore.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrjet janë përqendruar në disa zona problematike, përfshirë Dajtin, fshatin Riban në Mallakastër, Shqiponjën në Prrenjas, Vërzhezhën në Skrapar, Krekëzin në Himarë dhe zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull.
Në Riban të Mallakastrës, falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri, është eliminuar rreziku për zonat e banuara. Si masë parandaluese, 15 familje janë evakuuar përkohësisht.
Nga vatrat e zjarrit të shuara, janë prekur rreth 1.5 hektarë sipërfaqe me barishte, shkurre dhe bimësi pyjore. Dëmet nga vatrat aktive ende po vlerësohen.
Strukturat e mbrojtjes civile vazhdojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e operacioneve për menaxhimin e zjarreve në të gjithë territorin.



















You must be logged in to post a comment Login