Reperi i njohur, Gold Ag, ka komentuar konfliktin e fundit mes Jozefin Markut dhe Edi Kuçit.
Marku, i shoqëruar nga miqtë e tij, sulmoi Kuçin pasi ata kishin vendosur ta ndalonin duke përdorur sinjalizimin e policisë.
Në një intervistë për “Prive”, Gold Ag shprehu shpresën që ky konflikt të ketë një fund të shpejtë. Ai theksoi rëndësinë e evitimit të ofendimeve mes individëve.
“Shpresoj që çdo gjë të përfundojë këtu dhe të mos kemi më shumë probleme. Pavarësisht situatës, është e rëndësishme të ruajmë qetësinë dhe të mos ofendojmë njëri-tjetrin. Kujtojmë se çdo veprim ka pasoja, dhe duke ofenduar, mund të dëmtojmë edhe familjet tona. Jemi një vend i vogël, dhe duhet të ruajmë gjakftohtësinë,” deklaroi ai.
Be the first to comment