Këngëtari Labinot Rexha reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me veprimet e Jozefin Markut, duke shprehur një zhgënjim të thellë. Ai, me një lidhje të ngushtë miqësore me Edin, doli sërish në mbrojtje të mikut të tij.
Në një mesazh të gjatë, Rexha e kujton kohën kur ka bashkëpunuar me Jozin, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes që ka marrë: “Shpresoj që Jozefin Marku të mos e ketë harruar bukën e shqiptarëve të Kosovës, të cilët e kanë mbështetur për shumë vite në Zvicër. Kemi kënduar bashkë për rreth tre vjet dhe e di mirë atë kohë,” shkruan ai.
Ai gjithashtu shpreh revoltën e tij ndaj kontradikta midis artit patriotik dhe veprimeve të dhunshme: “Për mua është e papranueshme që dikush të këndojë këngë patriotike, ndërsa më pas të ofendojë kosovarët ose të lidhet me veprime që nxisin dhunë. Arti duhet të bashkojë njerëzit, jo t’i përçajë.”
Në përmbyllje, dhe për shkak të lidhjeve shoqërore me Edin, Rexha i bën thirrje publike artistëve dhe pronarëve të lokaleve në Kosovë, Zvicër dhe Gjermani. Ai kërkon që të mbështeten vetëm këngëtarët që përfaqësojnë respektin, kulturën dhe muzikën, ndryshe nga ata që promovojnë dhunën.
Gjithashtu, kujtojmë se pas ngjarjes së fundit dhe pamjeve që qarkulluan në rrjet, Jozefin Marku është shoqëruar në polici nga forcat e rendit në Tiranë.
Be the first to comment