Një sasi tritoli është vendosur pranë një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, këtë mëngjes. Incidenti ka ndodhur në zonën e njohur afër rrugës së “Cipajve”, ku eksplozivi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Si rezultat i shpërthimit, lokali ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa një automjet gjithashtu është dëmtuar. Sipas informatave, rreth orës 03:45, në derën e një lokali që i përket shtetasit G.P., është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje për të hetuar situatën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka filluar veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.
Be the first to comment