Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

‘Shpërfillja’ e thirrjeve të ShBA-së nga ana e Qeverisë në detyrë, reagon Oda Amerikane

‘Shpërfillja’ e thirrjeve të ShBA-së nga ana e Qeverisë në detyrë, reagon Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj serioz për mungesën e consideratës nga ana e Qeverisë në detyrë ndaj thirrjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën rajonale të furnizimit me gaz të lëngshëm natyror (LNG).

Përmes një reagimi publik, Oda Amerikane theksoi se aksesimi në gazin e lëngshëm amerikan paraqet një mundësi energjetike dhe një zgjedhje strategjike për Kosovën. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur vendi vazhdon të jetë i varur nga kapacitetet e vjetruara të prodhimit të energjisë dhe ka probleme me importet e larta të energjisë elektrike, duke u përballur me një treg rajonal gjithnjë e më të pasigurt.

Sipas Odës Amerikane, diversifikimi i burimeve të energjisë dhe rritja e sigurisë së furnizimit duhet të mbeten prioritet kryesor për Kosovën. Oda vë në dukje se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor tashmë kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e infrastrukturës rajonale të LNG-së, e cila po zhvillohet me mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara.

Oda Amerikane paralajmëroi se Kosova rrezikon të mbetet jashtë një kornize strategjike rajonale, e cila po formëson të ardhmen e sigurisë energjetike dhe zhvillimit ekonomik në Evropën Juglindore.

Në reagim, Oda theksoi se partneriteti strategjik i Kosovës me Shtetet e Bashkuara mbetet një nga asetet më të rëndësishme kombëtare të vendit. Shpërfillja e qëndrimve dhe prioriteteve strategjike të aleatit më të afërt bart rrezikun që ky partneritet të humbasë thellësinë dhe cilësinë me kalimin e kohës.

Oda Ekonomike Amerikane apeloi institucioneve të Kosovës që të rivlerësojnë implikimet afatgjata strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike të mosangazhimit në nismat rajonale për LNG-në. Ajo i inkurajoi të angazhohen në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement