Xhudisti nga Kosova, Shpati Zekaj, do të garojë për medaljen e bronztë në Kupën Botërore që po zhvillohet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.
Në repesazh, Zekaj arriti të triumfojë ndaj garuesit nga Serbia, i cili u ndëshkua me tri penalizime dhe për pasojë u diskuvalifikua, sipas raportimeve të Klankosova.tv.
Në garën për medaljen e bronztë, Zekaj do të përballet me Pierre Ederer nga Gjermania.
<
Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur këtë lajm dhe i ka uruar suksese xhudistit kosovar në betejën për medalje.
Be the first to comment