Një vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka shkaktuar debat të gjerë. Një qytetar është shpallur fajtor për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, pasi publikoi në rrjetet sociale një koment që Gjykata e vlerësoi si fyes për urrejtjen fetare, raporton Klankosova.tv.
Në emisionin “Kosova Today”, analisti Basri Beka e vlerësoi këtë vendim të departamentit special si të padrejtë. Ai theksoi se aktgjykimi është problematik dhe se Kushtetuta e Kosovës nuk ofron kategori juridike për figurat fetare.
Nga ana tjetër, avokati Besim Osmani theksoi se vendimi është marrë gjithashtu në bazë të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Ai vuri në dukje se për raste të tilla duhet treguar kujdes të veçantë.
Në mesin e reagimeve, Avni Çakmaku shprehu revoltën e tij për fyerjet drejtuar figurave fetare.
Ky diskutim ka sjellë përplasje të ashpra mes të ftuarve. Për më shumë, ndiqni videon e publikuar.



















You must be logged in to post a comment Login