Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, u diskutua për sfidat e martesës dhe divorcit, si dhe mënyrat si disa çifte arrijnë të mbajnë një raport korrekt pas ndarjes, veçanërisht për hir të fëmijëve.
Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e familjes dhe martesës, duke përmendur se, megjithatë, jo çdo martesë arrin të zgjasë.
U përmendën raste të veçanta ku çiftet arrijnë të komunikojnë, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të gjejnë marrëveshje të përbashkëta. Njëra nga këto raste ishte ajo e një çifti që, me iniciativën e të dy palëve dhe me insistimin e bashkëshortit, arriti një marrëveshje mbi ndarjen e pasurisë, mbështetje financiare dhe mirëqenien e fëmijëve.
Po ashtu, në emision u theksua rëndësia e përgjegjësisë prindërore, duke theksuar se divorci nuk e ndërpret rolin e askujt si prind.
Be the first to comment